Pas publikimit të bashkëpunimin me Ledri Vulën në dhjetor të 2018-ës, reperja Tayna mesa duket po përgatitet për një tjetër projekt me Noizy-n.

Ishte faqja e Instagram-it, “Hip Hop Shqip”, e cila njofton për lajmin duke shkruar: “Tayna ka folur me Noizy-n për një bashkëpunim. Ka shumë shanse të ndodhë shumë shpejt!”.

Sipas njoftimit duket se ka qenë Tayna ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me reperin nga Shqipëria. Ndërsa lajmi ende nuk është konfirmuar, ka entuziazmuar shumë fansat e këngëtarëve.