Reperja shqiptare, Tayna po korr suksese të njëpasnjëshme jo vetëm brenda kufijve shqiptarë.

Së fundmi këngëtarja më IN e momentit është shfaqur në kopertinën e "Life Germany" për muajin tetor. 

"Life Cover Tetor 2019 me reperen më të mirë të momentit, Tayna. Artistja e parë shqiptare në kopertinën e një reviste gjermane! Tayna do të pushtojë botën e muzikës", shkruhet në postimin e revistës gjermane në Instagram.

E sigurisht që nuk mund të mungonin komente të shumta nga shqiptarët në mbarë botën të cilët mbështetën vlerësimin e të huajve për Taynën.