Dikush ka tentuar që të shesë foton nudo të këngëtares së famshme Sia.

Ai ka kërkuar para në këmbim për foton që posedonte, por siç duket kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje Sia-s, pasi ajo e ka publikuar vetë foton e saj.

Këngëtarja Sia është vënë në dijeni se dikush diku po përpiqej t’u shiste fansave të saj foto nudo dhe menjëherë ka reaguar përmes Twitter-it.

Ajo ka publikuar vetë një foto lakuriq dhe mbishkrimi ishte fantastik. “Kurseni paratë tuaja! Ja ku e keni njërën falas”, shkruan këngëtarja.