Qindra të vdekur, dhjetëra persona të humbur e banesa të shkatërruara, është ky bilanci i tërmetit të fuqishëm prej 8.1 shkallësh i cili goditi bregdetin jugor të Meksikos ditën e martë.

Mes viktimave të shumtë, aktorja e njohur meksikane bën me dije se rezulton edhe bashkëshorti i saj. Bëhet fjalë për aktoren Fernanda Castillo e cila në Shqipëri njihet si Luisa, tek telenovela “Teresa”.

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, aktorja bënte thirrje për ndihmë pasi bashkëshorti dhe kushërira e saj rezultonin të humbur. Pak orë më vonë, ajo mori lajmin e keq se forcat e shpëtimit kishin nxjerrë trupat e pajetë të bashkëshortit Martín Velez Tenorio dhe kushërirës së saj Florencia Lorandi Castillo.