Thashethemet për divorc, Victoria Beckham: Po përpiqem të jem grua e mirë

Postuar: 21/06/2018 - 11:01

Thashethemet se Victoria dhe David Beckham po divorcohen ishin në qendër të mediave rozë këtë muaj. Stilistja e modës, e cila ka katër fëmijë me yllin e futbollit, foli hapur për mënyrën se si ka balancuar jetën e saj personale dhe profesionale

"Unë përpiqem shumë që të jem nëna e mirë,"-tha Victoria, në Samitin e Grave të Forbes në New York City. "Unë po përpiqem të jem grua e mirë dhe të jap më të mirën në profesion. Kur kthehem në shtëpi përpiqem ta lë mënjëanë telefonin dhe të kaloj kohë me fëmijët dhe Davidin."

Ajo vlerësoi se bashkëshorti i saj prej 19 vitesh e ka mbështetur në karrierë.

"Unë kam mbështetjen e një burri të mrekullueshëm. Ne me të vërtetë jemi të barabartë me gjithçka që bëjmë në shtëpi me fëmijët,"-tha Victoria. "Kur unë jam larg është David që i dërgon në shkollë apo që gatuan."

Çifti i famshëm ka katër fëmijë Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajzën Harper, 6 vjeç. Ndërsa për vajzën e saj stilistja shtoi: "Kur e marr Harper në shkollë i them që je vajzë që mund të bësh gjithçka. Ajo është vajzë e fortë dhe do që të bëhet shpikëse. Është e zgjuar."

Victoria dhe David janë bashkë që nga viti 1997 dhe u martuan në korrik 1999 në një kështjellë në Irlandë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rihanna gjithmonë i ka përqafuar rrënjët e saj në Barbados dhe tashmë ajo ka një titull të ri në vendin e saj.

   Rita Ora ka publikuar me videoklip këngën e re "Let you love me".

   Bebe Rexha shfaqet shumë elegante në rrugët e Parisit.

Këngëtarja e njohur nga Durrësi Zaimina Vasjari, para disa muajsh përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë.

DJ Sardi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Një vit pasi u pushua nga puna pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, këngëtari Klajdi Musabelliu e gjen veten në Itali, pikëris

Këngëtarja Elhaida Dani do të sjellë së shpejti një këngë të re në bashkëpunim me këngëtarin australian, Nathaniel.

Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian ka vendosur që të paralajmërojë të gjithë meshkujt që përmendin gruan e tij.

   Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit e saj.