Moderatorja Fatma Haxhialiu ka publikuar foto nga pushimet e saj, por ndjekësit nuk kanë lënë pa e krahasuar me mikeshën dhe bashkëpunëtoren e saj, Aulonën.

“Ti si femër, Aulona si burrë”, shkruan një ndjekëse në profilin e Fatmës.

Por, sigurisht ky koment nuk mund të anashkalohej pa një replikë nga ana e moderatores, që mbron jo vetëm Aulonën, por edhe të gjitha vajzat në përgjithësi.

“Faleminderiiit per vlerësimin, sa për Aulonën, duket po aq yll gjithashtu dhe pse muskujt nuk janë në shijet e tua. Të gjitha vajzat janë yje në të gjitha format dhe mënyrën si duken, me muskuj, pa muskuj, me kile më shumë, me kile më pak, të gjata, të shkurtra, sido që të jenë”, i përgjigjet Fatma Haxhialiu ndjekëses.