Tituj dhe përgjegjësi të reja për Rihannën

21/09/2018 - 21:55

   Rihanna gjithmonë i ka përqafuar rrënjët e saj në Barbados dhe tashmë ajo ka një titull të ri në vendin e saj.

Shërbimi Informativ i Qeverisë së Barbados njoftoi sot se Rihanna (emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty) është emëruar Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme.

Përgjegjësia e saj specifike në këtë post të ri do të jetë “promovimi i arsimit, turizmit dhe investimeve për ishullin”, gjë që ajo deri tashmë e ka bërë në rrjetet sociale.

Ajo ka përdorur Twitter-in për të kontaktuar me udhëheqësit nga Gjermania, Japonia, Finlanda dhe Zelanda e Re, duke iu kërkuar atyre të japin fonde për Partneritetin Global për Arsimin.

Sipas Daily Mail, këngëtarja me famë botërore u emërua një nga ambasadorët kulturorë të Barbados në vitin 2008, për të ndihmuar në promovimin e turizmit, por titulli i ri ka një kuptim më të gjerë.

 “Është një krenari shumë e madhe të marr një titull të tillë prestigjioz në vendin tim të origjinës. Çdo banor i Barbados duhet të luajë rolin e tij në këtë përpjekje dhe unë jam e gatshme dhe e lumtur të marr përgjegjësinë time. Unë mezi pres që të punoj me Kryeministren Mottley dhe ekipin e saj për ta shndërruar Barbadosin në një vend më të mirë”, tha ajo.

Kryeministri Mia Amor Mottley bëri njoftimin sot, duke deklaruar se “Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit”.

“Ajo gjithashtu shfaq patriotizmin e saj në mënyrën se si ajo i jep përsëri këtij vendi dhe vazhdon të ruajë ishullin si thesar”, shtoi Mottley.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lidhja e këngëtares Jonida Maliqi me aktorin e humorit Romeo Veshaj është konfirmuar pas publikimit të një video, ku ata ishin në një pis

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak marrëdhënies saj me Bill Marry.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk do qëndrojnë në shtete të veçanta pas ndarjes së tyre.

Para disa ditësh u njoftua se Elvana Gjata do të publikojë projektin më të ri për këtë fillim vere në Stamboll.

Këngëtarja e njohur, Tanerelle u vu në shënjestër të  kritikave dhe komenteve negative për dekoltenë e saj, pasi parakaloi në tapetin e k

Moderatori i njohur i Top Channel, Alban Dudushi ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës teksa ka shoqëruar vajzën e tij tash

Propozimi për martesë që futbollisti Taulant Xhaka i bëri të fejuarës së tij Arbenita Nuredini, pushtoi titujt e mediave rozë.

Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian shkaktoi bujë të madhe në media.

“Sunny Hill Festival” ishte një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Kosovë dhe pritet që këtë vit të rikthehet sërish me emrat më mëdhe

Menaxheri i disa artistëve të famshëm përfshirë reperit shqiptar Azet, i cili është shumë i njohur në Gjermani, ka humbur jetën.