Nora Istrefi dhe Robert Berisha tashmë kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre. U raportua se edhe këngëtarja tjetër, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, i ka dhënë fund kurorëzimit me bashkëshortin, Patris Berishën.

E gjithë kjo pasi bukuroshja ka shkuar e vetme në pushimet verore si dhe pa bashkëshortin e djalin e tyre, Tianin. Ajo shoqërohej nga një mikeshë dhe fakti që Patrisi nuk ndodhej me të, i bëri ndjekësit të mendojnë se ata po kalojnë probleme në martesën e tyre.

“2019-ta, shkon robi në pushim edhe vetë”, ka shkruar Tuna në llogarinë personale në Instagram duke hedhur poshtë spekulimet e mediave.