Këngëtarja shqiptare nga Shkupi është tmerruar nga një lajm që qarkullon në portalet maqedonase, e cila prek një nga pjesëtarët e familjes së saj, konkretisht babanë.

Në një postim në “Instagram”, Adelina Tahiri shprehet tepër e inatosur për këtë gjë, pasi mediat ia kanë bërë të vdekur të atin.

“Tmerr!!! Babai im është gjallë shëndosh e mirë!! Informohuni më mirë, nuk është në pyetje një thashethem po është në pyetje vdekja për babain tim. Turp dhe tmerr për mosinformacionin dhe painformimin tuaj,” shkruan ajo.

Vetëm pak orë më pas, Adelina publikoi një fotografi pranë të atit duke tymosur një puro, ku duken të lumtur dhe të shëndoshë e mirë.