Sapo ka mbyllur siparin e sezionit të parë të një prej formateve më të komentuara televizive të vitit 2018.

Por duket se pas "Hell's Kitchen", masterchefi i dashur për shqiptarët Renato Mekolli nuk do të ndalet me kaq. 

Ende pa përfunduar finalja e programit, Renato bëri të ditur se do të ishte sërish pjesë e ekranit me një format të ri televiziv, por tërësisht i ndryshëm nga "kuzhina e djallit". 

Këtë herë ai do të vijë me një program për fëmijë detajet e të cilit nuk i ka bërë të ditura….madje as në cilin televizion do ta transmetojë.

Ndonëse mendohet do të jetë sërish pjesë e "Top Channel", "Gazeta Express" publikon disa foto ku Mekolli është fotografuar në ambientet e "Tv Klan". 

Nuk dihen cilat kanë qenë arsyet që masterchefi është parë në këtë televizion, ndërkohë jemi në pritje të detajeve të reja nga Mekolli, sa i përket jetës së tij profesionale.