Televizioni Top Channel ka shkarkuar drejtorin e informacionit, Sokol Balla.

Ai është një nga emrat më të njohur të Top Channel e gjithashtu autor i një prej programeve më të rëndësishëm të këtij televizioni, Top Story, i cili vihet në diskutim pas këtij vendimi të televizionit për ta shkarkuar Sokol Ballën nga detyra që mbante.

Arsyet e shkarkimit të Ballës nuk bëhen me dije, por zbulohet emri i cili do ta zëvëndësojë atë.

Mësohet se gazetari Enri Xhafo do të emërohet si drejtor informacioni në TCH, ky i fundit vetëm pak muaj më parë u largua nga ABC News.