Travis Scott ka thyer heshtjen pas ndarjes së tij me partneren Kylie Jenner. Lajmi për ndarjen e çiftit u publikua në fillim të kësaj jave por raportohet se Kylie dhe reperi kanë disa javë më parë.

Fillimisht mediat hamendësuan se arsyeja e ndarjes ishte rikthimi i miliarderes me ish të dashurin, Tyga ndërsa më pas u raportua se Travis e tradhtoi mongolen e kozmetikës.

Por reperi hodhi poshtë thashethemet përmes një postimi në Instagram ku shkruan: 

"Me të vërtetë që prekesh kur shikon gënjeshtra që thuhen për ty. Edhe njëherë historitë e rreme që unë kam tradhtuar janë thjesht gënjeshtra. Jam i përqendruar në jetën, muzikën dhe familjen time në këtë moment, kjo është e vërteta."