Ka filluar një rivalitet i çuditshëm deri në absurd mes transgjinores Linda Rei dhe Alba Hoxhës, balerinës e cila jep parashikimin e motit në “Tv Klan”, e cila është dhe e dashura e koreografit Albi Nako. Linda ka pasur mundësi të njohë Albin sepse mori pjesë në disa puntata te spektaklit “Dance with me” vitin e kaluar. Më pas, ajo zgjodhi të largohej duke akuzuar produksionin se nuk arriti t’ia plotësojë të gjitha kërkesat.

Jeta e Linda Reit ka vijuar me skandale dhe me detaje për të tërhequr vemendjen e publikut. Ajo vazhdimisht tregon për lidhje me djem seksi, muskulozë dhe gjithë tatuazhe. Rrëfen për jetën luksoze që bën me ta, për pushimet e shtrenjta dhe dhuratat.

Ndërkohë, këto kohë po ngacmon pa fund Albën, vajzën që tashmë ka hyrë në botën e televizionit, si fillim duke dhënë motin. Alba, nga ana e saj, përpiqet që të provokojë ndjekësit me video me humor dhe foto interesante. Por nuk është femër vulgare, nuk bën gjëra të ekzagjeruara.

Mbetet ajo vajza e ëmbël dhe shpesh me sens të lezetshëm humori. Atëherë lind pyetja, pse i është qepur Linda Rei Albës? Çfarë e lidh me të? Pse e ka kaq fiksim? Apo mund të kenë rënë dakord që të luajnë pak me ndjekësit? Apo Alba nuk është fare e përfshirë në këtë histori dhe Linda Rei bën gjithçka vetë në mënyrë që të bjerë në sy? Mbetet për t’u parë se si do shkojë kjo histori, shkruan “Panorama Plus”.