Travis Scott dhe Kylie Jenner kanë disa kohë që po shijojnë romancën e tyre, por kanë nisur dyshimet se janë martuar në mënyrë sekrete.

Në koncertin e tij të shtunën, reperi Travis përshëndeti miliarderen Kylie duke e quajtur "gruaja ime e bukur".

Kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht janë të martuar, por spekulimet ekzistojnë. Të dy janë prindër të vogëlushes Stormi, e cila është 9 muajshe.

Gjithashtu Kylie publikoi fotografi të partnerit me vajzën duke shkruajtur: "Vetëm njerëzit pranë jush e dinë sa fort ke punuar. E adhuroj kur shoh se ëndrrat tuaja janë bërë realitet". Nuk mungoi komenti i Travis, "Të dua grua."