Tuna ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një tatuazh të realizuar në pjesën e kofshës të cilin e kishte fshehur më së miri deri tani!
Këngëtarja e hitit “Chonga” publikoi në Instagram një foto, ku zbulonte çfarë që kishte gdhendur në trup.
"B L O W" – është fjala që Tuna ka zgjedhur të shkruajë në trup, që në shqip do të thotë “fryj”, ndërsa krahas fotos ajo shkruan edhe “TBT Bermuda”, çka ngre dyshimet se ky tatuazh mund të jetë realizuar gjatës kohës që këngëtarja realizoi klipin me të njëjtin emër në vitin 2016.