U divorcua pas 25 vitesh martesë, miliarderi i “Amazon” në një lidhje me prezantuesen

10/01/2019 - 13:39

Disa orë pasi miliarderi i "Amazon" lajmëroi se i ka dhënë fund martesës 25-vjeçare me MacKenzie, lajme të reja zbulohen për një nga divorcet më të kushtueshme në histori.

Raportohet se aryseja e ndarjes është lidhja jashtëmartesore e Jeff Bezos me ish-prezantuesen Lauren Sanchez, me të cilën dyshohet se është takuar fshehurazi.

54-vjeçari është takuar me Sanchez nëpërmjet bashkëshortit të saj, agjentit të Hollywood, Patrick Whitesell që përfaqëson yje si Matt Damon, Hugh Jackman, Christian Bale dhe Kevin Costner. Burime thonë se Jeff dhe 49-vjeçarja u afruan me njëri-tjetrin pasi, Sanchez u nda nga burri i saj vjeshtën e vitit të kaluar.

Bezos është baba i katër fëmijëve dhe ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë. Bashkëshorja e tij 48-vjeçare raportoi se ndarja po kalon nëpërmjet një procesi gjyqësor.

Sanchez thuhet se ka dy fëmijë të vegjël me Whitesell dhe një djalë adoleshent nga një martesë e mëparshme. Bezos, Sanchez dhe Whitesell raportohet se ishin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes në Los Anxheles gjatë fundjavës së kaluar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Balerina e njohur Klaudia Pepa publikoi një ditë më parë një foto ku ishte e veshur me një fustan madhështor teksa e mbante në ajër koleg

Këngëtari shqiptar Albatrit Muqiqi është bërë përsëri baba. Sot kanë ardhur në jetë binjakët Elia dhe Erald.

Këngëtarja e njohur nga Barbados, Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ka çuar në gjykatë babain e saj Ronald Fent

Një prej këngëtareve më të njohura në Serbi, Mina Kostiç ka mbajtur të fshehtë identitetin e saj të vërtetë për një kohë të gjatë.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë 11 vite bashkë dhe janë ndër çiftet më të dashura showbiz-it.

Ajo është një nga gazetaret më të njohura në vend që ka ditur gjithmonë të jetë në fokus të mediave, jo vetëm për shkak të angazhimit pro

Selena Gomez është rikthyer në mediat sociale pas një mungese katër mujore, për t’ju uruar fansave të saj një vit të ri të lumtur.

"Dua të të bëj të lumtur" do të vazhdojë të mbetet programi i emocioneve të forta dhe i të papriturave, por siç duket nuk do të ketë asnj

Shpeshherë ndodh që komentet në rrjete sociale të jenë më epike se vetë fotot apo videot e shpërndara.