Ditën e sotme, në mediat rozë u raportua se Robert Berisha është në një lidhje të re me një vajzë me të cilën po pushonte në në një hotel në Turqi.

Nga artikulli i Prive.al u zbulua vetëm fotoja e Robertit me vajzën, por akoma nuk dihej identiteti i saj.

Ndërkohë pasditen e sotme, gazeta Blic ka shkruar përmes burimeve të saj se vajza e cila ishte nën shoqërinë e Robertit quhet Jessica Kadiu. Mësohet se Kadiu prej vitesh jeton në SHBA, por është me origjinë nga Burreli.

“Roberti dhe Jessica kanë një vit që janë në lidhje”, shkruan gazeta Blic.

Kujtojmë që disa javë më parë Roberti deklaroi zyrtarisht ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi  me të cilën kanë një vajzë.