Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, është njohur me partnerin e saj kur ka qenë vetëm 16 vjeçe.

Rudina Hajdari është një nga femrat më aktive në politikën shqiptare, sidomos kohët e fundit. Por edhe pse ajo është munduar ta mbajë sa më private jetën e saj intime, disa info më shumë janë mësuar rreth partnerit, me të cilin Rudina ndan 15 vitet e jetës së saj.

Ai është Muçjo Demiraj, një biznesmen në fushën e investimeve. Demiraj jeton në Amerikë, edhe pas kthimit të Hajdarit në Shqipëri, ku po vazhdon misionin e të atit, Azem Hajdarit.

Dyshja janë njohur kur ishin adoleshentë, Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18.

Ata janë kurorëzuar në një dasmë në New York, dhe siç duket nga fotot Rudina ishte shtatzënë në atë periudhë.

Rudina dhe Muçjo tashmë janë prindër të një vajze 2 vjeçe, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Sihana. /Dosja.al