U rrëzua dhe theu dorën, modelja: Mora një kompesim shumë të madh, ia ka vlejtur

23/09/2018 - 10:37

Vildane Zeneli është një nga modelet që tërheq gjithnjë vëmendje me paraqitjen e saj. Ajo ishte sot e ftuar në “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit modelja tregoi për aksidentin që kishte pësuar në një hotel në New York dhe për pasojë rreth dy vite kishte qëndruar pa punë.

Ajo tha se kishte rrëshqitur në banjon e hotelit dhe për pasojë kishte thyer dorën. Siç tregon ajo, pas këtij aksidenti kishte hedhur në gjyq hotelin dhe kishte marrë një dëmshpërblim të majmë.

Ermal Mamaqi: Me çfarë merresh në New York?

Vildane Zeneli: Unë merrem me modeling, por para dy vitesh theva dorën gjatë punës. Isha në një hotel dhe jam rrëzuar në banjo. E kam thyer dorën e djathtë shumë keq dhe tani e kam me hekura.

Ermal Mamaqi: Po çfarë ndodhi?

Vildane Zeneli: Kisha bërë dush 30 minuta më parë, edhe dyshemeja ishte me ujë dhe rrëshqita dhe theva dorën.

Ermal Mamaqi: Domethënë ishte faji i hotelit që e kishte lënë dyshemenë me ujë?

Vildane Zeneli: Po.

Ermal Mamaqi: Me sa di unë ti e ke hedhur në gjyq hotelin…

Vildane Zeneli: Po, e vërtetë. Dhe e fitova gjyqin. Por nuk ka qenë e lehtë, kam patur tre operacione gjatë një viti.

Ermal Mamaqi: Dhe i kape nja dy milionë pas këtij gjyqi?

Vildane Zeneli: Nuk ta them dot shifrën, por për dy vite nuk punova dhe mora një kompesim shumë të madh nga hoteli. Hoteli ishte i famshëm dhe ia ka vlejt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme më 14 tetor, blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni po lidhen në fejesë.

Këngëtarja Jonida Maliqi mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në spektaklin “Shiko Kush Luan”, të Luana Vjollcës.

Emina Çunmulaj është ndër personazhet më pa komplekse të showbizit.

Ajo është ndër këngëtaret e pakta shqiptare që nuk ka aspak komplekse dhe tregon të vërtetën ashtu sic është.

Edhe pse sot është ndër modelet më të famshme shqiptare nëpër botë, Emina Çunmulaj nuk e ka aspak problem të flasë për vitet që ka jetuar

Para disa ditësh në media qarkullonte një lajm ku thuhej se menaxheri i njohur i VIP-ave, kryesisht i Ledri Vulës, ishte sulmuar keq dhe

Shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani duket se ka gjetur dashurinë.

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nënë mjaft e përkushtuar dhe nuk mund të ndahet për asnjë çast nga vogëlushja e saj Chloe.

Këngëtarja Elvana Gjata vijon të jetë në kërkim nga policia shqiptare për ngjarjen e 4 tetorit, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tj

Ditën e djeshme, velina e njohur e “Xing me Ermalin, Kejvina Kthella ishte e ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel” ku foli për v