Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti Alban Hoxha po përjetojnë një romancë prej më shumë se tri vitesh.

Edhe pse preferojnë ta mbajnë lidhjen larg syrit të publikut dhe mediave, çifti është fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të shumta kanë qenë aludimet se lidhja e tyre kishte marrë fund, por së fundmi Çiljeta dhe Albani janë shfaqur së bashku në një lokal në Tiranë.

Fotoja e tyre është publikuar në Instagramin e lokalit, ndërsa burime për Bordo janë shprehur se ata dukeshin tejet të dashuruar me njëri-tjetrin. Pra jo vetëm që s`janë ndarë, por vazhdojnë ta shijojnë në maksimum lidhjen e tyre!