Pak ditë më parë, në media, qarkulloi lajmi se Dafina Zeqiri ishte në një lidhje me Dj Geek. 

Por e kontaktuar nga "Rrevista Class", Dafina e ka mohuar këtë lajm duke u shprehur se vazhdon të jetë beqare dhe e lumtur. 

"Jo, nuk jam në lidhje me DJ Geek. Kanë qarkulluar, po ashtu, lajme se kam qenë në lidhje me Pëllumb Citakun (menaxherin e kompanisë Moneyz), i cili është djali i dajës. Kam 5 djem në ekip dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar (qesh). U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s`kam qenë më e lumtur", ka thënë këngëtarja.