Prej disa muajsh është përfolur se trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari i kishin dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

Edhe pse thashethemet vazhduan për një kohë të gjatë, as Lori e cila është zhvendosur në Londër dhe as Visi nuk pohuan as mohuan gjë.

Mirëpo In Tv ka publikuar një foto në emisionin "Fun Day", ku shfaqen Lori dhe Visi duke ecur rrugëve të Tiranës të kapur dorë për dorë, çka shuan dyshimet për ndarjen e shumë përfolur.