Vajza e ish-presidentit të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, Malia, ka shkëmbyer puthje në rrugët e Parisit me Rory Farquharson, raporton Mail Online.

Malia Obama dhe i dashuri i saj britanik Rory Farquharson, u panë duke ecur rrugëve të Parisit këtë të diel, dhe janë fotografuar duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin.

Daily Mail e përshkruan vajzën e ish-presindetit të SHBA-së të veshur me një fustan të shkurtër dhe çizme luftarake të zeza, ndërsa mbante një çantë të ‘Monsur Gavriel’.

Pas shëtitjes çifti u kthye në hotel, pasi më vonë do të ishin prezent në koncertin e Beyonce-s të mbajtur në Paris.

Në koncert ishin gjithashtu edhe nëna dhe motra e saj, ndërsa babi i saj Barack Obama, nuk ishte, pasi kishte një takim në Kenia.