Duket se bashkëpunimi i Taynës dhe Dafina Zeqirit, “Bye bye”, është kthyer në hitin e momentit. Vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të Dafinës dhe Taynës, shkëputur nga klipi i ri, duke shprehur publikisht mbështetjen për to.

“Doja vetëm të thoja pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat që marrin kontrollin dhe janë vetvetja e të fyrmëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë”, janë fjalët e Ritës në postim.

Siç duket fjalët kanë emocionuar Dafina Zeqirin, e cila e ka publikuar foton në profilin e saj në Instagram dhe krahas saj shkruan:

“Prapa çdo femre të suksesshme është një grup me femra të tjera të suksesshme të cilat e mbështesin. Rita Ora, ti je shembulli më i mirë. Të dua”.- janë fjalët e Dafinës, ndërsa Tayna shkruan në koment:

“Femrat kosovare duke bërë histori”.