Ish-missi Valbona Selimllari është surprizuar ditën e sotme nga një buqetë me lule që duket se ja ka bërë ditën më të bukur.

Kjo buqetë e bukur lulesh i ka ardhur Selimllarit nga mikesha dhe regjisorja e njohur Vera Grabocka.

“Qe ne mengjes troket dera, e ashtu si pergjumesh cohem ta hap dhe perpara meje ish kjo buqet e mrekullueshme dhe pas saj nje engjell qe me ka mbrojtur qe diten qe eshte futur ne jeten time. Faleminderit Vera Grabocka per dashurine dhe kujdesin qe me fal cdo dite te jetes time, ndjehem me shume fat qe je pjes e saj. Te dua shume shume”,- përfundon Valbona në rrjete sociale.