Komediani amerikan Kevin Barnett ka vdekur në moshën 32 vjeçare. Barnett ndodhej me pushime në Meksikë dhe nuk dihet ende shkaku i vdekjes.

"Ne jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikur tonë Kevin Barnett,"-tha agjencia e tij UTA, në Twitter. "Ishte talent i jashtëzakonshëm dhe një person i mrekullueshëm."

Aktori amerikan ishte i njohur për bashkë-krijimin e serisë së Fox, Rel dhe shkruajti komedi televizive përfshirë Broad City.