Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar surprizën që ka përgatitur prej ditësh në bashkëpunim me këngëtaren Jonida Maliqi.

Në një postim në Instagram, Veliaj ka publikuar disa foto me këngëtaren ku shkruan se këtë vit, Eurovizioni do përjetohet ndryshe në Shqipëri.

"Kemi një surprizë të paparë me @jonidamaliqi për @eurovision! Teksa ajo shkon të na përfaqësojë në Izrael, ne do të kemi një festë mbështetëse të paparë në sheshin "Skënderbej". FORCA JONÇE”,-shkruan kryebashkiaku. 

Jonida Maliqi është përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin e rëndësishëm europian me këngën "Ktheju Tokës".