Matias Messi, vëllai i yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për armëmbajtje pa leje. Messi u dënua me 2 ½- vite burg, me vendim të gjykatës në Argjentinë, këtë të enjte, por nuk do të kryejë asnjë ditë. Dënimi i është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit.

Gazeta “La Capital” në qytetin Rosario të Argjentinës ka informuar se vendimi u arrit pas një marrëveshjeje me prokurorët. Arma është gjetur në fund të vitit të kaluar brenda një jahti me të cilën Messi ishte përplasur në Parana River.

35-vjeçari Matias Mesi u mbajt nën arrest dhe më pas u la i lirë, teksa ishte duke u rekuperuar nga dëmtimet e pësuara, në një spital në provincën Santa Fe të Argjentinës. Avokati i Mesit fillimisht deklaroi se klienti i tij ishte përplasur dhe mohoi që të posedonte armë.