TIRANE, 27 mars 2013 – Këngëtarja, Vesa Luma këto ditë po qëndron në Gjermani për një koncert. Vesa është përkujdesur që fansat e saj t’i mbajw të informuar me të rejat nga atje. Ndër tjerash, Vesa është përkujdesur që fansave t’u dhurojë edhe foto “bombastike”.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale teksa ishte ne skenë ku duket mjaft seksi dhe provokative.

Së fundmi, Vesa ka publikuar këngën e saj më të re të shoqëruar me klip ’24 orë’ ndërkaq ka bërë të ditur se është në përgatitje të albumit më të ri që pritet të publikohet së shpejti.