E bukur, elegante dhe plot finesë, Adrola Dushi, modelja e njohur duket perfekte, por në fakt, ashtu si ne edhe ajo ka disa vese.

Së fundmi modelja është bërë pjesë e rubrikës"10 gjëra që nuk dini për…" në “Prive” ku zbuloi se:

"Kur unë jam super e stresuar kam tri vese që e di që s’janë të mira realisht. Njëri është që unë ha thonjtë dhe prandaj tani i mbaj me xhel, që të mos i ha se më thyhen dhëmbët. E dyta është që kafshoj faqet. E treta është diçka që mua ma marrin si flirt njerëzit, por realisht unë kur përdredh flokët nuk jam fare aty, jam në botën tjetër. Ky është vesi im që fëmijë, që nuk e heq dot. Por nuk kam asnjë arsye tjetër, përveçse është moment kur jam e stresuar".