Victoria dhe David Beckham janë personazhet më të dashur të ekranit dhe sot festojnë 2 dekada dashuri. Stilistja me famë botërore ka zgjedhur të urojë publikisht bashkëshortin e saj me anë të një kolazhi fotosh me të gjitha momentet më të rëndësishme për ta ndër vite.

Që nga koha kur u njohën e deri sot kur janë prindër të katër fëmijëve, David dhe Victoria ja kanë kushtuar jetën njeri-tjetrit dhe janë një histori suksesi mes çifteve të Hollywood-it.

“20 vite sot. Të dua pafund”, shkruan Victoria krahas postimit. Edhe njëherë tjetër vëmendja është e gjitha te një ndër familjet më të njohura në botë. David dhe Victoria janë njohur që në rininë e hershme dhe kanë kaluar së bashku çdo fazë të vështirë dhe të bukur. Problemet mes tyre shumë rrallë janë bërë publike në media dhe asnjëherë nuk kanë ndikuar në marrëdhënien e konsoliduar.