Seriali "Rebelët" ka qenë një ndër më të ndjekurit vite më parë dhe që tërhoqi vëmendjen e të gjithë teleshikuesve me historinë e një grupi adoleshentës. Por jo vetëm seriali, shumë të dashura u bënë edhe këngët e këtij grupi.

Pak ditë më parë Argjentina Ramosaj publikoi këngën e saj më të re me titull sekreti, këngë që u pëlqye shumë. Mirëpo "intv.al" ka vënë re ngjashmërinë që kënga Argjentinës ka me këngën "Wanna play" të Rebelëve. Këngëtarja thjesht mund të jetë frymëzuar, megjithatë ngjashmëria mes dy këngëve është e madhe.