Edhe Jennifer Lopez duhej të përballej me audicione dhe juri për të arritur këtu ku është sot.

Indie Edition ka siguruar një video, ku ajo shihet duke konkuruar për skuadrën e vajzave valltare “In Living Color” në prani të Rosie Perez në nëntor të vitit 1990.

Në klip ajo vallëzon dhe madje edhe këndon, duke treguar kështu se gjithmonë ka qenë e vendosur për të jetuar ëndrrën e saj prej një artisteje.