Rreth 2 muaj pas lindjes, Kylie Jenner ka vendosur të tregojë format trupore, tashmë me statusin e ri të nënës. 20-vjeçarja mesa duket i është futur seriozisht palestrës, për t’u rikthyer sërish në formë.

Mamaja e Stormit, ka publikuar në Snapchat një video ku tregon barkun petë tashmë, edhe pse ka sjellë në jetë një vajzë. Kylie u bë nënë më 1 shkurt, dhe aty konfirmoi lajmin e shtatzënisë, pasi për 9 muaj ajo e mbajti të fshehtë.

Familja Kardashian/Jenner këtë periudhë po shijon momente të gëzueshme, pasi Kylie dhe Kim janë bërë nëna. Motra tjetër e tyre, Khloe do të sjellë shumë shpejt në jetë një tjetër vajzë.