Turjan Hysko është tashmë zyrtarisht pjesë e televizionit Klan dhe në muajin shtator do të fillojë transmetimi i programeve të tij, i cili tani do të quhet “Duplex”.

Ai ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e programit të ri, ku arritëm të zbulonim disa detaje më shumë nga ky program.

Programi i ri do të jetë i dedikuar familjes, anëtarët e së cilës do të luajnë, do të argëtohen, do të kenë surpriza dhe do të fitojnë para, sipas asaj që shrkuan Turi në Instagram.