Këngëtarja e njohur, Era Istrefi përveç sukeseve që ka arritur në karrierën muzikore, duket që dëshiron ta sfidojë veten edhe në një tjetër fushë.

Këngëtarja ka lançuar edhe një koleksion produktesh të veçanta për thonj, specifikisht llak thonjsh që po prodhohet nga marka amerikane “SinFul Colors”, transmeton Klan Kosova.

Në një video që ajo ka publikuar në Instagram, prezanton dizajnet e saj më të reja, ku përfshihet ngjyra e gjelbër mente dhe e kuqja e emëruar na Era, “Redrum”.

Era Istrefi përveç kësaj, është edhe ftyra kryesore e kësaj marke për momentin, që prodhon llaka për thonj, ndërsa koleksioni i saj quhet “Punk Yourself”.