Në puntatën e djeshme tek “Sekretet e Portokallisë” moderatorja e dashur për publikun Xhemi Shehu, na ka treguar se e dashuron punën e saj në këtë spektakël. Madje është shprehur se nuk e sheh si punë, por si një argëtim.

Xhemi ka prezantuar edhe programe të tjera në Top Channel, por duket se ka gjetur veten në këtë spektakël.

Ajo ka rrëfyer se nëse një ditë do të heqë dorë nga televizioni, sigurisht që do ta mbyllë me moderimin e “Portokallisë”.

E pra, mesa duket Xhemi nuk dëshiron të marrë një tjetër emision në moderim, por dëshiron të jetë pjesë e “Portokallisë” deri në përfundim të karrierës së saj.