Aktori turk Erkan Pettekaya, i njohur në Shqipëri si “Xhihani” prej rolit të tij në filmin “Fate të Kryqëzuara”, ndodhet në Kosovë.

Sipas Prive, vizita e tij lidhet me promovimin e filmit “Qejfi ma i madh se Stambolli”, emision që transmetohet çdo të premte në Klan Kosova.

Emisioni do të nisë me aktorin turk, i cili ka treguar se ka mësuar disa fjalë përshëndetëse në gjuhën shqipe.

“Ju dëshiroj ditë të mirë”, shkruajti ai në fotografinë ku pozonte pranë bashkëshortes.

Ndërkohë ndjekësit nuk kanë hezituar që ti urojnë mirëseardhjen ndërsa serbët i shkruanin se Kosova është Serbi.