Dhuna në familje pritet t'i kushtojë lirinë yllit të UFC-së, Arnold Berdon. 27-vjeçari i cili mban një rekord prej 7 fitoresh në 9 duelet si profesionist ka përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka dhunuar gruan e tij, Rachael Ostovich. 

Luftëtarja e MMA pësoi lëndime të shumta në fytyrë, çka sipas të gjitha gjasave do të tërhiqet nga sfida e planifikuar për në muajin janar kundër Paige VanZant. Momentalisht, Berdon është ende në paraburgim në stacionin kryesor të Honolulu PD, pasi 27-vjeçari nuk ka dalur ende në gjyq, ku mund të lirohet me kusht.

Nëse ai lirohet, nuk do të lejohet të kontaktojë me Ostovich. Nga ana tjetër, një pjesëtar i familjes së Arnold tha se synon të kundërshtojë çdo akuzë në gjykatë që ai sulmoi gruan e tij. Nëse dënohet, Berdon mund të përballet me burgim të përjetshëm me mundësinë e lirimit me kusht.