Ylli australian i popit, Sia ka zbuluar se vuan nga një sëmundje që i shkakton dhimbje kronike.

Në një postim në Twitter, këngëtarja tha se vuan nga Ehlers-Danlos Syndrome (EDS), një sëmundje e rrallë që i shkakton dhimbje në kyçe dhe lodhje ekstreme.

43-vjeçarja njihet për jetën e saj të fshehtë dhe për faktin që e mban fytyrën të mbuluar. Gjithashtu Sia mban pothuajse gjithmonë paruke në kokë.

Ajo ka shkruar shumë hite, përfshirë edhe për këngëtaret si Rihanna, Beyonce, Katy Perry dhe Adele.

"Unë thjesht doja t'ju thosha atyre që vuajnë nga dhimbja, qoftë fizike apo emocionale, se ju dua, vazhdoni të luftoni,"-shkroi Sia. "Dhimbja po demoralizohet dhe nuk jeni vetëm."