Zaimina dhe biznesmeni nga Durrësi inaugurojnë supervilën luksoze (FOTO)

Postuar: 13/08/2018 - 22:21

   Zaimina Vasjari është një nga vajzat e showbiz-it shqiptar, e cila gjithmonë ka rënë në sy për jetën luksoze që bën. Rreth 6 muaj më parë, këngëtarja solli në jetë vajzën, Khloe nga historia e dashurisë me biznesmenin, Klodian Asllani. Pak ditë më parë, Zaimina ka publikuar disa foto mjaft të ëmbla ku shfaqej së bashku me të bijën në supervilën luksoze, duke u freskuar në pishinën jashtë saj.

“My sweet home” (Shtëpia ime e ëmbël) ishte diçitura sipër fotos ku shihet se Zaimina nuk e ka aspak të nevojshme të arratiset në ndonjë resort luksoz për të pushuar, pasi ka gjithçka i duhet në rezidencën e saj. Me fotot ku merr rreze në pishinën e saj, ajo ka inauguruar kështu vilën që duket përrallore. Këngëtarja, që tani po i përkushtohet biznesit dhe arkitekturës, e prezantoi shtëpinë e saj me foto ambientesh si puzzle, por tashmë është e sigurt se gjithçka ka postuar janë kënde luksoze dhe plot shije të vilës së saj.

Duket, se pas sjelljes në jetë të vajzës nga lidhja me biznesmenin, çifti ka nisur jetën e re si familje pasanikësh në banesën e tyre të re. Ambientet e shtëpisë janë mbresëlënëse, duke filluar nga ndërtesa, pishina dhe gjelbërimi. Tashmë duket se punimet e shtëpisë kanë përfunduar dhe Zaimina së bashku me familjen është zhvendosur për të shijuar privatësinë e tyre në këtë shtëpi që çdokush do e kishte zili. Me këtë rast, Zaimina na shpalos shijet e arkitektes, në mënyrën si ka kombinuar çdo detaj, ku dominon e bardha.

Ndërkohë, gjashtë muaj pasi solli në jetë vajzën e saj, Khloe, nga lidhja shumëvjeçare me partnerin e saj të zemrës, Klodian Asllanin, Zaimina Vasjari i çudit të gjithë me fizikun e saj super në formë tashmë pas lindjes. Këngëtarja, e cila tani menaxhon bizneset e saj, poston shpesh foto në rrjetet sociale, ku ekspozon veshjet e saj nga bikini e deri te fustanet e mbrëmjeve, i bën të gjithë kureshtarë të dinë se si arriti ajo të ruajë trupin perfekt.

Por persona pranë saj kanë dëshmuar se gjithçka është gjenetike, pasi Zaimina nuk bën asgjë të veçantë, pra, nuk mban ndonjë regjim special për të kthyer trupin në formë. Ndërkohë që presim të shohim se ku do t’i kalojë pushimet e kësaj vere të parë si nënë, burime të afërta të çiftit treguan për “Panorama Plus” se, “për momentin është e angazhuar me punë, dhe kështu për pushime nuk ka bërë plane ende, që do të thotë se nuk do të ketë pa mbaruar angazhimet për spektaklin e ‘Master class’, projektin e ri me autor Olti Currin.

Ndërkaq, ish-Miss Shqipëria, Zaimina Vasjari është parë edhe në krah të producentit, Petri Bozo. “Dikur ‘Miss Shqipëria 2002’, sot miq të vjetër, gati për një produksion të ri”, shkruante Petri në foton e postuar në “Instagram”. Le të shohim se si do të rikthehet në ekran Zaimina Vasjari këtë verë, për të cilën ky vit është special, duke qenë se në janar solli në jetë vajzën, duke u bërë kështu nënë. Ndërkohë, për të gjithë kureshtarët e jetës familjare të Zaiminës, ajo dhe bashkëshorti i saj Klodian kanë vite bashkë në një marrëdhënie dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre, Khloe.

Pak javë më parë, partneri i saj kishte ditëlindjen dhe Zaimina kishte menduar t’i bënte një surprizë. Në “Instastory” ajo kishte vendosur emojin e tortës, (për të treguar që ka një ditëlindje), duke shkruar veçse “Të dua”, ndërsa etiketonte në këtë postim Klodianin. Ky dedikim u pasua nga një tjetër foto ku shfaqej duke u puthur me bashkëshortin në plazh, që mund të regjistrohet si e para foto e postuar në rrjetet soociale nga vetë Zaimina. /panoramaplus

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian ka vendosur që të paralajmërojë të gjithë meshkujt që përmendin gruan e tij.

   Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit e saj.

Këngëtarja Dua Lipa ka arritur suksese të mëdha në muzikë gjatë këtij viti duke sjellë edhe disa hite për të gjithë ndjekësit.

   Noizy është njëri ndër reperët më aktiv të skenës muzikore.

   Çifti shumë i përfolur po qëndrojnë në Angli këto ditë.

Postimet e balerinës së njohur Klaudia Pepa krijojnë gjithmonë polemika në rrjetet sociale.

Reperi i hitit “In My Feelings” ka paditur një grua me emrin Layla Lace, pasi kjo e fundit e akuzon Drake se e ka përdhunuar dhe për këtë

Jonida Maliqit do të rikthehet si prezantuese, e këtë radhë në "Top Channel"?

 Isaac Carew është bërë shumë i njohur që pas lidhjes me këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa.