Largimi i aktores Delinda Disha nga Top Channel po diskutohet së shumti në media pas deklaratës së Salsano Rrapit, se ajo iku fshehurazi.

Në një reagim të saj Delinda shprehej se i mbaroi kontrata por, burimet për Prive.al kanë bërë të ditur se janë dy arsye kryesore që e kanë bindur aktoren të zhvendoset.

"E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur "thesin" duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm. Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do e ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri "Klanifornia" duke qenë kostumograf i tij. Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe "Klanifornia" ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme".