Beyonce dhe Jay-Z nuk i kanë zbuluar ende zyrtarisht emrat e binjakëve që lindën  pak ditë më parë, por flitet se çifti i njohur ka vendosur t’i quajë vogëlushët Shawn dhe BEA.

Nëse pretendimet janë të vërteta, ata nuk gabuan. Do të duket sikur Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, ka dashur t'i kalojë emrin djalit të tij. Shawn do të thotë "Zoti është i mëshirshëm".

Sa për motrën binjake, Bea rrjedh nga Beatrice, që do të thotë "ajo që sjell lumturi". Mund të mos ketë lidhje me emrin e Beyonce, por gjithsesi është emër i bukur.

Edhe pse emrat ende nuk janë konfirmuar, ato janë një reflektim i madh i nënës dhe babait.