Në muajin korrik, Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez konfirmuan se ishin duke pritur fëmijën e tyre të parë, pas shumë javësh spekulimesh nga ana e mediave rozë dhe tani gjinia e fëmijës së tyre është zbuluar.

Modelja 23-vjeçare ka postuar në video në Instagram ndërkohë që po mësonte salsa, por instruktori i saj gabimisht kishte thënë se çifti është duke pritur një vajzë.

“Është kënaqësi t’ju bëjmë mësime të salsës. Jemi shumë të lumtur që i mësove hapat që në mësimin e parë. Vajza e vogël që po mban në bark do të bëhet një balerinë e madhe.”

Komenti më vonë është fshirë raporton Daily Mail.