Zbulohet se kush do të jetë bukuroshja që do të shoqërojë Ardit Gjebrean në edicionin e 21-të të festivalit "Kënga Magjike". 

Ajo do jetë modelja e njohur, Adrola Dushi e cila prej disa vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Adrola ka publikuar një foto me Arditin ndërsa shkruan: “Emocionet thyejnë ligjet e modestisë, dhe pa dashur realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit Ardit Gjebrea. Kënga Magjike 2019”.

"U kry! Na vaftë mbarë Adrola Dushi!", shkruan nga ana tjetër Arditi në një postim në profilin e tij në Instagram.