Duket se moderatori Ardit Gjebrea dhe bukuroshja Arjola Shehu nuk kanë të përbashkët vetëm moderimin dhe faktin që punojnë të dy në Klan Tv.

Arjola dhe Arditi kanë lidhje farefisnore mes tyre. Një fakt të tillë e ka zbuluar motra e Arditit, Anila, e cila në një foto ku shfaqen të dy ka shkruar: “Shkëlqen fisi”.

Më pas moderatorja Arjola Shehu, që ka postuar foton në Instagram i ka kthyer përgjigje duke i thënë se "E kemi në gjak".