Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë zyrtarisht për shkak të tradhtisë. Raportohet se basketbollisti ka tradhtuar Khloe me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Sipas TMZ, Tristan tradhtoi Khloe me Jordyn gjatë një feste që kanë organizuar në shtëpi në fundjavë. Media rozë shtoi se ylli i televizioneve e zbuloi këtë gjë të hënën dhe i dha fund menjëherë marrëdhënies mes tyre.

Nuk dihet sesi kjo do ndikojë në marrëdhënien mes dy motrave, Khloe dhe Kylie pasi, kjo e fundit është e pandashme nga Jordyn.