Rihanna ka jetuar në Londër për një vit, në mënyrë të fshehtë.

Ylli i muzikës pop rrëfeu se po shijonte anonimitetin e banesës së re, por pa treguar se ku jetonte.

Megjithatë, gazetarët britanikë zbuluan se këngëtarja ka jetuar në një vilë me vlerë 34 milionë euro, ku paguante rreth 18 mijë euro java qira.

Vila ka një kopsht fantastik, palestër më vete si dhe kushte të tjera fantastike, në një zonë shumë ekskluzive. Fqinjët thonë që nuk e kishin ditur që këngëtarja kishte jetuar pikërisht aty për një vit të tërë.

“Ka 7 dhoma gjumi të mjaftueshme për skuadrën e saj. Është në një zonë shumë private me disa fqinj të pasur kështu që ajo mund të lëvizë sa herë të dojë, sepse askush nuk e vë re. Ajo ka jetuar atje prej 1 viti, por mund të jetojë dhe më gjatë, sepse po e shijon shumë”, ka shkruar “MailOnline”.