Këngëtarja shqiptare, Atuna Sejdiu u rikthye fuqishëm me publikimin e një kënge që e kishte paralajmëruar prej kohësh, pas dy vitesh mungesë.

"Chonga" është hiti i ri i Tunës, ku ajo shfaqet mjaft ekstravagante dhe në super formë, por a e dini se kuptimi ka titulli i këngës?

Nëse kërkon në Wikipedia, "Chonga" nënkupton një femër latine e klasës punëtore të cilat vishen dhe shpesh veprojnë në një mënyrë të seksualizuar, të zhurmshme, ndonjëherë agresive.

Termi gjithashtu ka tre kuptime: si sinonim për prostitutë, për t'iu referuar një gruaje që vepron "gangsta" ose sillet si e tillë dhe termi përdoret gjithashtu midis shoqeve, si një mënyrë gazmore për të përshëndetur njëra-tjetrën.