Ka nisur me nota humori intervista mes aktorit të Portokallisë Rezart Veleshnja në studion verore të ABC News dhe gazetarit Eni Shehu. Ai ka zbuluar ekskluzivisht për ABC News disa detaje për projektin e ri. Është një film komedi me skenar të Ermal Mamaqit dhe dikujt tjetër, që Veleshnja preferon të mos e tregojë, ndërsa kasti është një grup turqish që sipas tij renditen në dhjetëshen e atyre që bëjnë filma në Hollivud. Një rol kryesor në këtë film do të ketë edhe këngëtarja Elvana Gjata.

“Ermali ka bërë zgjedhjen. Më ka ftuar Ermali i cili është producenti dhe aktori kryesor. Është një karakter që Ermali kishte menduar se mund ta bëja unë një fatorino autobusi, një rol i vogël po karakter i lezetshëm. Edhe Elvana është në rol kryesor, nuk po i them detajet, por kur të dalë në kinema ka për të bërë bum”.

I pyetur se ku po zhvillohen xhirimet Veleshnja shprehet se ato bëhen nëpër shtëpi, Tiranë dhe qytete të tjera, ndërsa ka një rikthim të filmave komedi të Koço Devoles.

Ka vijuar me “debate” biseda mes tyre sa i takon lëvizjeve nga Top Channel në Klan, pagave dhe vetëfinancimit, ku Veleshnja zbulon edhe pagën e tij.

“Ermali nuk ka dalë nga Klani, Ermali ka dalë nga Portokallia dhe ka shkuar në Klan. Që ta them dhe njëherë meqë po gricesh vetë, që çdo artist që ka dalë nga Topi ka shkuar në Klan dhe është rikthyer sërish në Top”.

Eni Shehu: Kush janë këta, ti do shkosh te Klani, nisur nga aktorët e tjerë, Kimikati ka pranuar të vijë në Klan?

Rezart Veleshnja: Top Channel e vlerësoj se është dashuria e parë dhe më ka rritur mirë, plus që është edhe me njerëz nuk jam kapriçioz, unë në TCH ndjehem shumë mirë dhe unë si aktor kam pozicionin tim dhe nuk kam pse lëviz. Duhet të vijë oferta, nëse vjen oferta. Ne nuk kemi pasur mungesa pagash, ne jemi shumë mirë e të kënaqur.

Eni Shehu: Ka kaluar me vetëfinancim Portokallia?

Rezart Veleshnja: Po ne zëre se ne jemi me vetëfinancim se pagat tona janë mbi 4, nuk besoj që Klani mund të paguajë 7 milionë lekë një aktor humori.

Eni Shehu: Mund ta bësh thirrjen që tani?

Rezart Veleshnja: “4 e kusur paguan topi, kurse ti qëparë me the që e ke rrogën 800 mijë lekë, ne e kemi nga dy milionë, mos i hy kësaj teme se del me minus me mua”.

I pyetur për personazhin e tij në Portokalli, Veleshnja tha se: “ne marrim ekstraktin dhe e mbushim me pjesë të karakterit, është pjesa e aktorit që pasurohet me ingridientë të tjerë dhe nuk ka lidhje me ata që është dikush.

Eni Shehu: Kush ka thënë?

Rezart Veleshnja: I pari je ti.

Eni Shehu: Unë të kam thënë që vetëm një detaj nuk më pëlqen se nuk është i mi

Rezart Veleshnja: Ka shumë detaje që shtohen dhe nuk ka më lidhje me ty ecën dhe evolon karakteri dhe ky karakter mund të bëhet polic.

Eni Shehu: Nëse unë do vija tek Topi do vazhdoje ta bëje? E ke kripën e detit sezonin e ri?

Rezart Veleshnja: Nuk e kemi vendosur akoma. Shumë frymë të keqe paske për Topin, gjëja e parë që do bësh kur të futesh tek Topi do të bjerë të fikët, kur të futësh kartën në bankomat për herë të parë se do kesh pagën shumë të lartë. /abcnews.al